

(Tekst e muzikë:Kujtim N.MULLAI)
Ç’ka që vend nuk zë shqiponja
Nga Tirana në Prishtinë;
Pastaj krahët rreh nga jugu,
Për të parë Çamërinë?
Ndarë Shkodra nga Ulqini,
Dibra mes përmes e ndarë…
Çamëri, si s’të plas gjiri,
Bijtë pa i parë?
Një flamur, një gjak, një gjuhë,
Bijt’ e shqipes i bashkon.
Çdo pëllëmb’ e tokës mëmë
Është jeta jon’.
Gjallë të ish Skënderbeu,
Ndarjen s’do t’na e falte kurr’,
Ndaj nuk rri e qetë shqiponja
Në flamur!
Nga Pellazgët, nga Ilirët,
Na rrjedh gjaku në damarë;
Falë ZOTIT më fatmirët,
Për këto troje, o shqiptarë!
Gjyshërit tan’ banorët e parë,
Në këto troje emrin lanë;
Një gadishulli t’pa anë,
ILIRIK emrin ja dhanë!
Një flamur, një gjak,…etj.