
Përshëndetje miqtë e mi, me rastin e festave të Nëntorit të lavdishëm të cilat fillojnë me Kongresin e Manastirit dhe vazhdon me festën e Pavarësis dhe të Çlirimit ,ju uroj dhe përshëndes me një poezi kushtuar këtij muaji të lavdishëm dhe ngjarjeve historike të ndodhura në këtë muaj.
——————————–
MIRSE VINI NËNTORËT E HISTORIS.
======//======
Erërat e vjeshtës, na shtyjnë drejt Nëntorit
Na sjellin datat që mbetën në histori
Na bëjnë të kujtojmë ato mëndje të ndritura
Që vëndin dhe popullin e mbushën me lavdi.
Gjithmon frynë erë në këtë fund Nëntori
Ajo pastron rrugët nga gjethet e rëna
Të lexojm te rrugët emrat e lavdisë
Dhe të ecim krenarë në gjurmët e lëna.
I presim Nëntorët kur, zbresin nga malet
Mbështjell me flamurin kuq e zi
Brënda tij gjendet Kongresi i Manastirit
Dhe historia e luftës për pavarësi.
Këta nëntor kur zbresin nga malet
Duart e tyre, asnjëherë s’i kanë bosh
Mbi supe mbajnë ca pesha të rënda
Sa dhe malet, këto pesha s’i mbajnë dot.
Mbajnë peshën e të rënëve për arsim
Të rënët e luftërave për pavarësi
Mbajnë gjakun e të rënëve për çlirim
Mbajnë emrat e herojnve që sollën lirin.
Mbas lufte kaluam shumë vështirësi
Se popullin e kishim analfabet
U hapën kurse dhe shkolla fillore
Më vonë ngritëm dhe Universitet.
Të presim të na vish,Nëntor i dashur
Së bashku ta ndreqim gabimin
Të marshojmë nga Presheva e lavdishme
Dhe në Prevezën heroike ta bëjmë baskimin.
======= /// =====
Autori — HAJRI LAMAJ.