Letër e padërguar-Valbona Kolaveri 

LETËR E PADËRGUAR

Të gjitha heshtjet një nga një

Me kujdes i mblodha ,

Në një grusht kujtimesh

I rendita palë palë me fjalë shpirti

Në letrën e padërguar

Kur i shkrova ngashërimesh

Dhe sot ,këtë letër si relike e ruaj

Si një gjë të shenjtë,

E që mbart thellë në vete një magji,

Ajo që për mua dikur qe krejt e huaj

Sot ruhet si një heshtje që kohën ngadalē

E mbërtheu në dry.

Valbona Kolaveri

(Letra ruhet edhe sot, ndërkohë është shkruar para 25 vitesh për tu dërguar me postë nje mikeje të ngushtë jashtë kufinjve .)