

FLUTURIM NË PËRJETËSI…
Në atë ditë Prilli, ajri u bë zjarr,
Kapiteni Floran Delia fluturoi si
shqipe mbi Korab.
Me vendlindjen Radomirë nga qielli u
çmall,
si të ishte një amanet në heshtje,
lënë për vatan.
Kaloi mbi male që e njihnin me emër,
mbi gurë që ruanin gjurmët e tij,
dhe qielli dukej sikur i fliste me
zemër:
“Si të ishte fluturimi i fundit”,
në përjetësi.
Në truallin e Arbërit u lind biri i
Dibrës,
rrëzë Korabit, ku bora bie si bekim
mbi djep,
era u mëson fëmijëve
si të flasin me qiellin,
dhe mali e rriti me krenari, durim e
besë.
Zëri i Atdheut e thirri në mision,
jo si udhëtar i thjeshtë,
por si shqipe në fluturim,
si krah i hekurt që përshëndet nga
lart
tokën që e deshi më shumë se jetën
e tij.
Ai përshëndeti me dorë,
si biri që nuk harron rrënjën,
si njeriu që njeh çdo gur të vendit ku
u bë njeri.
I qetë fluturoi mbi qiell,
dhe mori udhën drejt misionit të tij
fisnik.
Mbi ujërat e heshtur të liqenit të
Shkodrës,
në Grizhë të Malësisë së Madhe,
fati e priste në një kthesë të rëndë,
ku qielli u thye në pasqyrën e ujit
dhe fluturimi u bë dhimbje e lot.
Në sytë e kombit, Floran Delia nuk
do shuhet kurrë,
është dritë që rri ndezur në çdo
kujtim,
është krah që fluturon përtej çdo
muri, male e gurë,
dhe emër që jeton me nur në
përjetësi.
Floriani mbeti një qiell i heshtur me
mall,
tre vajzat që e presin në ëndërr çdo
natë,
prindërit që e rritën me mund e me
fjalë,
dhe bashkëshortja që e thërret
në çdo hap të gjatë.
Florian Delia e Donald Hoxha “Dëshmorë të Atdheut”,
u ngjitën si dritë mbi qiellin e Arbërit,
fluturimi i tyre s’u kthye më në tokë,
gdhendur në gur nderi, përjetësi e kombit…
Nexhbedin Basha