Ariel Bella

Jam Triumfator –I Am a Conqueror
U rrëzova shumë herë në këtë jetë,
por sa herë bie, ngrihem me më shumë forcë.
Lotët i përtyp fshehurazi, pa zë,
dhe ec përpara me mendimet e mbledhura lemsh.
U vrava në trup, u vrava në shpirt,
por s’u ndala kurrë, shpresa më ngriti.
Dhimbjet i lashë në qoshet e errëta,
kapja lumturinë për dore dhe rendja pas saj.
Shpesh u ndjeva keq nga thikat pas shpine,
por nuk u tremba nga njerëzit as nga djalli.
Plagët i mbuloja dhe ecja pa u ndalur,
në këtë botë që s’fal askënd.
Sado të mundohen të më rrëzojnë përtokë,
unë përsëri do ngrihem, prapë do qëndroj.
Se unë nuk di të rri i shtrirë—
unë çdo herë ngrihem.
Jam triumfator.
—
English
I have fallen many times in this life,
but every fall has made me rise stronger.
I swallow my tears quietly, in silence,
and walk forward with tangled thoughts.
I’ve been wounded in body and soul,
yet I never stopped—hope carried me.
I left my pain hidden in dark corners,
and grabbed happiness by the hand, running after it.
Often I felt broken by knives in my back,
but I feared neither people nor the devil.
I covered my wounds and kept moving,
through this world that shows no mercy.
No matter how hard they try to bring me down,
I will rise again, I will stand tall.
For I was not made to stay on the ground—
I rise every time.
I am a conqueror.