
DHURATAT QË NUK SHIHEN”
Jepi sytë e tua
atij që fati ia shkurtoi dritën,
që nuk pa kurrë agun të zgjohë botën
as qiellin duke u fikur në muzg.
Jepi veshët e tua
atij që nuk dëgjoi asnjëherë një “të dua”,
as një Beethoven që i dridh zemrat,
as tingullin e thjeshtë të jetës që rrjedh.
Jepi këmbët e tua
atij që nuk ndjeu kripën e detit në shputa,
as pulsin e tokës që rreh nën hapa.
Jepi ajrin tënd
atij që frymën e ka marrë hua
nga burime të heshtura, të shpikura për të mbijetuar.
Jepi një përqafim
atij që duar nuk pati ta jepte mbrapsht,
as ngrohtësi për ta mbajtur botën e vet gjallë.
Por shpirtin mos ja jep.
Shpirti është i vetmi që s’të kërkon asgjë,
sepse ai ka gjithmonë diçka për të të kthyer ty.
Migel Flor
3 dhjetor(Dita e personave me aftësi të kufizuara)