
22 TETOR 2016
Kanë plasur medaljet sheshit. Me këtë rast në shtëpi kemi hapur një debat të nxehtë për çështjen e dhënies së medaljeve me RyfetoSofinë si brezi që ka punuar vullnetarisht. RyfetoSofia si çdo i ri e re e brezit të saj ka punuar për katër vjet (gjimnaz) nga dy-tre muaj në verë.
– Aksioni parë më 15 qershor – 30 korrik në hapjen e rrugës së Malsisë së Madhe, fshatrat Selcë, Tamarë në Valbonë. (laheshin në ujët e ftohtë të Valbonës).
– Aksioni i dytë, aksi hekurudhor Librazhd – Mirakë/Elbasan. Hapnin rrugën me mina. Ushtarët vendosnin minat, nxënësit pastronin dherat.
– Aksioni i tretë, Ksamili, qyteti i ri, hapje e brezareve të agrumeve.
Në zbor bënin qitje, Ryfetosofia ankohet si më poshtë se, “në qitje nuk isha e mirë, s’merrja 10, qëlloja te 7-9a. Më vjen plasje që nuk arrija të shënoja te 10-ta.”
Brez i çuditshëm i prindërve tanë, ndërtuan vendin dhe me klasën e re politike u detyruan që të ndërtojnë e të pastrojnë në emigrim. Familjarisht po fillojmë të llogarisim përqindjet e punës dhe kontributeve të prindërve tanë në veprat e mëdha të vendit. Unë kërkoj pjesën e aksioneve të punës së mamasë time në këto tre vepra të mëdha. Mjaft qeshët në kurrizin tonë, dhe mjaft përdorët veprat dhe pronën time si aksionere e vogël e tyre si shumë e shumë të tjerë si unë kundra nesh. Ju që nuk i donit ato punë, vepra dhe përdorët gjithçka për ti shkatërruar, sabotuar, dështuar, dëmtuar dhe me të drejtë u dënuat nga ligjet e atyre viteve do duhet që të paguani në këtë periudhë për përdorimin e tyre ashtu siç po paguajmë edhe ne për të disatën herë kundër fundërrinave si puna juaj të këtij kombi.
– Herën e parë, përgjatë viteve 1912- 1990 paguam me tradhtinë tuaj, gjakun, vrasjet, sabotazhet, kompllotet tuaja kundra nesh, shtetit e kombit.
– Herën e dytë pas 90ës paguam në formë financiare duke ju paguar në kurriz të punës, djersës, lodhjes, talljes, nëpërkëmjes së një populli, i cili ndërtoi vendin për të përfituar kriminelët dhe horrat e vetëquajtur disident të dhjerokracisë.
Pikërisht për këto arsye vendosa të jap një ide shpërblimi dhe ndarje të aksioneve atyre njerëzve që vërtetë kontribuan me sakrificat e tyre deri në vetmohim për këtë tokë dhe jo që t’a grabisin horrat dhe kopilat e ballistëve, kriminelëve, tradhtarëve të këtij kombi me bekimet, firmë e vulë nga politika e dhjerokracisë suaj.
Kështu pra, brezat e ardhshëm dhe familjarët e atyre që kanë punuar në veprat e mëdha të jenë aksionerë të vegjël të këtyre veprave kombëtare.
Ata që nuk kanë punuar, kontribuar në rrugë, hekurudhë, hidrocentrale, fabrika, këneta, pyjëzime, hapje tokash të reja, në shkolla me punë, por me kundërshtime, sabotazhe, ligësi, intriga, djallëzira kundër veprave të mëdha në dëm të mirëqënies dhe zhvillimit të realizmit socialist do duhet të paguajnë më shumë për marrjen e shërbimit/ve që u ofrohet. Kjo edhe për arsyen që morën pagesa, dëmshpërblime pseudodisidentët tuaj. Të gjithë këta duhet të futen në regjistrin kombëtar rëtë përfitimeve të padrejta e tu merren mbrapsht direkt nga llogaria bankare, ose duhet të paguajnë shumëfish për përdorimin, marrjen e shërbimeve të tyre meqse ishin kundër ndërtimit të tyre.
Ky është ligji bazë i kapitalizmit që kaq shumë na përplasin në surrat kupola e jashtëqitjes së bashku me të gjithë ata alabakë, kriminelë, ordinerë që punuan, vepruan kundër ndërtimit dhe rimëkëmbjes së vendit përgjatë viteve të realizmit socialist. Modeli anglosakson i përdorimit dhe taksimit të veprave kombëtare nga ata që nuk kontribuan por vodhën punën, të drejtat e autorit nga krijuesit e tyre. Pavarësisht sistemit politik autorësia, prona intelektuale i takon kush sponsorizoi projektin dhe kush e krijoi, formuloi, zbatoi atë. Këto janë a-ja e sistemit kapitalist. Prandaj duhet të paguajnë për këtë vjedhje që i kanë bërë sponsorizimit të të drejtave të autorit.
– Po ashtu, ata që kanë kontribuar me vetëdije, të vendosur, me sakrificë, të ndërgjegjshëm t’u mundësohen lehtësira në përditshmërinë e tyre. Këto forma njihen nga ekonomia kapitaliste si benefite, bonus, ulje me përqindje në pagesat që kryejnë ndaj shtetit për shërbime të ndryshme. Ndërsa ata që na dërdëllisnin dhe vazhdojnë t’a bëjnë se nuk i donin këto vepra dhe se mirë bënë që i hidhnin në erë, por edhe kërkojnë dëmshpërblime si pseudodisodentë apo të dënuar politikë të paguajnë çmimin real me të gjitha rritjet e tregut të lirë pa asnjë lehtësim të ditëve të sotme.
Donit kapitalizëm, doni të drejtat tuaja, atëherë duhet të paguani siç bëhet në sistemin kapitalist të demokracisë. Liria nuk është produkt falas, por ka koston dhe çmimin për t’u paguar ashtu siç paguajnë të gjithë në shoqëritë perëndimore që i keni aq shumë zili. Sigurisht që, ka edhe përgjegjsi, që do të thotë se, me siguri doni shërbime, por duhet të paguani një vlerë simbolike në formë takse ndaj vullnetarëve, aksionerëve që, punuan me vetmohim, dëshirë, pasion, atdhedashuri, humanizëm, empati, altruizëm dhe në saj të punës së tyre krekoseni e keni përfituar nga veprat që i punuan prindërit tanë.
Kështu pra, përpara se, të vendosni për ne dhe të paguajmë ne për të disatën herë kriminelët, horrat e këtij vendi si puna juaj në kurriz të punëtorëve të vërtetë dhe përpara se, të ktheni veprat publike në kompani private dhe më pas ti jepni me konçension do duhet të merrni firmat e të gjithë asaj rinie që punuan,sakrifikuan për ti ndërtuar. Ata janë aksionerët dhe pronarët e vërtetë të tyre. Meqënëse sipas jush ky sistem i dhjerokracisë është sistem i drejtësisë, atëherë vendosni drejtësi e barazi sipas meritave, punës, djersës, sakrificave dhe jo sipas përfitimeve dhe pagëzimeve të disidentëve, prostitutave kriminelë të kthyer në të virgjëra nga yshtjet politikofetare.
Ashtu siç po paguani sabotatorët, tradhëtarët, kriminelët, spiunët, vrasësit, hajdutët e pronës publike duhet të filloni të tregoni përgjegjësi edhe për pjesën që punoi e ndërtoi vendin.
Kjo është ndarja më e mirë e mundshme sipas formulës së kapitalit, të cilin na e shitët me çekun e bardhë, por përkundrazi na erdhi pluhuri i bardhë i kokainës që e thithni para çdo dalje publike.
Me pak fjalë të gjithë ju që anatemoni veprat e realizmit socialist, të cilat kontributet e punës vullnetare u’a kthente në formën e arsimit cilësor, strehimit, mjekësisë falas dhe të përgjegjshme në çdo skaj të vendit. Ju paguante nëpërmjet modelit të mbrojtjes, financave të qëndrueshme, e kështu me rradhë në çdo fushë të jetës së individit në komunitet. Nëse ju do filloni t’u jepni atyre që punuan pjesën që u takon, atëherë mund t’u jepni kriminelëve tuaj me dosje të fallsifikuara lekët e dëmshpërblimit të tyre.
Ndërkoh që, duhet bërë një verifikim thellësor dhe thelbësor sesa nga këta janë kriminelë ordinerë, hajdutë, pulaxhinj, dhunues, përdhunues, vrasës që përfitojnë nën statusin e pagëzimit të të “dënuarit politik”.
Hapja e dosjeve duhet të shoqërohet me një hap të domosdoshëm dhe paraprak për të siguruar të drejtën e gjithsecilit cila anë qoftë ajo. Ky është verifikimi i saktë i statusit të dënuarit politik. Një status i keqpërdorur dhe i përvetësuar për arsye përfitimi financiaropolitik nga të gjitha palët përgjatë viteve të regjimit tuaj dhimokratik.
Demokraci është të mos keqpërdoret asnjë palë, e mos t’u hiqet e drejta asnjërës palë kundërshtuese. Në bazë të këtij parimi ky propozim është më i sakti dhe më i drejti në aspektin moral, juridik dhe financiar për të respektuar të gjitha palët.
Ju uroj përtypje, gëlltitje dhe tretje sa më të mirë.
Të fala nga celula.
Mos harroni. Vëzhgoheni, monitoroheni, dëshifroheni. Kujdes!