Eleni Fotaqi-Fluturë E Zezë( Μαυρη Πεταλουδα)- Shqipëroi: Lefter Shomo

LEFTER SHOMO

ELENI FOTAQI-FLUTURË E ZEZË( ΜΑΥΡΗ ΠΕΤΑΛΟΥΔΑ)

Ujrat posi bora e stërbardhë

Nuk të shpëlajnë dot këtë radhë

Se engjëlli tënd të kërkon me qiri

Dil, fluturë e zezë të të gjejë, dil.

Në male thikat ende flenë gjumë

Dhe flutura e zezë gjumit i shkund

Po mortja gjetkë të puthurën dhuron

Kjo flutura e zezë po e fton.

Të fshehtë cilën dëshirë ti shikon

Ndërsa ngjitur, afër dritës fluturon.

Temjamin djegin, qiejt derdhin lotë

Të gjallë nata s’ do të gjejë dot

Ujrat posi bora e stërbardhë

Nuk të shpëlajnë dot këtë radhë

Dhe engjëlli ndezi zjarr të trefishtë

Dil o fluturë e zezë , dil.

Ujrat posi…….

Shqipëroi: Lefter ShomoK/ 482e.f.α.