
Qyteti im nuk ka det,
E megjithatë unë jam detar,
Një Odeise në punë të vet,
Që ngel gjithë jetën lundërtar.
Unë nuk kthehem nga beteja,
Ku shumë mu desh të luftoja,
Si bëri në antikitet Odiseja,
Kur u kthye nëpër dete nga Troja.
Luftoj në dete hipokrizie,
Për një jetë më të mirë,
Nëpër këtë Botë mërzie,
Që çdo njeri të ndihet i lirë.
MARJOL AGO ![]()
![]()