Diamanti i Vlerës-Makfire Shala

Diamanti i Vlerës

Vlerësimi i njeriut-

diamant që s’e gërryen koha,

shkëqim që lind prej shpirtit,

jo prej duarve që s’dinë me e

mbajt.

Njeriu rritet në dritë e në hije,

me të mirat që e ngrisin,

me të keqijat që e kalisin.

Por në çdo hap mbetet një i vetëm

Dhe kur vendi s’të mban, kur zemra nuk të respektohet, kur sy që i ke dashur

nuk e shohin vleren tënde

mos qëndro.

Largohu.

Sepse largimi nuk është humbje, është kthimi tek vetja.

Është kujtesa që thotë:

“Unë vlej më shumë se kaq.”

Se vlera e njeriut

s’ndërrohet me asgje, s’blihet me para, s’pritet prej askujt.

Diamanti nuk i lutet dritës-

Ai shkëlqen vetë.💎

Me respekt e dashuri,

©️Makfire Shala

Stadt Luzern