
4 dhjetor 1912-4 dhjetor 2025,
113 vite Krijime të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare
Gëzuar këtë ditë të shenjtë të Forcave të Armatosura!
ZEMRA MË RREH ME PUTH ATË SOKOLA
-Kushtuar Mehmet Pashë Dërrallës – Ministrit të Parë të Luftës-
Prej Prizërenit vjen haberi,
Pash’ Dërralla trim me nam,
Nga Stambolli si shqipe erdhi,
Plagë kishte shtetin amë.
Fjala n’kuvend i ndrinte burrit,
Flamurin mbante amanet,
N’istikam prej zjarrit të luftës,
Kurrë s’u tut për kombin e vet.
Nga Helepi e deri n’Bagdad
Luftoi Pashë me nder e gjak,
Erdhi n’atdhe me puth ata sokola,
Gradat hoqi doli në mal.
Pash’ Dërralla, legjendë e gjallë,
Nga istikami n’istikam,
Tetovari me pushkë si strall,
Ballë për ballë me krajl e shkja.
Strateg i kthjellët, politikan,
Fjala shpatë, zemra qelibar,
Në rrënjë gjak ilirian,
Me shpirt të lirë e legjendar.
Fluturoi në Vlorë si vetëtimë,
Puthi flamurin kuq e zi,
Si firmëtar dha besën e shpirtit,
Për pavarsi dhe Shqipëri.
Gjumi asaj kohe, ju trazua,
Bir i Pejës, trim i rrallë,
Si zog shtegtar e ndoqi malli,
Demonët ngritën pranga e valë.
Po lindi dielli i lirisë,
E në varg rri gjeneral…
Si Ministër i Parë i Luftës,
Krah Ismail Qemalit, ideal.
5 dhjetor 2025
Shënim: Më poshtë do gjeni një shkrim të botuar në gazetën “Ushtria”, datë 5 dhjetor 2025, kushtuar Mehmet Pashë Dërrala, Ministër i Parë Luftës të Qeverisë së Ismail Qemalit.