“Shisha bar”-Dritan Mardodaj 

Dritan Mardodaj 

Një “frymor”, piente duhan
Shisha bar, kafe “Osman”
Nis muzika me sitar
Hapen shishet, shisha bar

Tavat plot, liker jeshil
Nis të pihet, shërbim xhentil
Një vallëzim mediorental
Plot hare në shisha bar

Një kinez po flinte gjumë
Ishte dehur me opium
Disa djem ngatërrestarë
Nis të luanin kumar

Banakier nga lindja e mesme
Duke bërë kafe të mesme
Një çirak me një baxhellë
Po piqnin qiqrra në hell

Në pushim, një jeniçer
Hante pilaf, piente verë
Ndërsa disa britanikë
Në orë t’çajit vinin fiks

Bashibazukë, disa ushtarë
Plas një sherr në shisha bar
Tym pa zjarr thonë se nuk ka
Mirë se erdhët në shisha bar!