Pleqëri me kusure-Gezim Bega

Gezim Bega

Pleqëri me kusure

Tek rrapi në mes të fshatit,

mblidhen pleqtë e moçëm,

Na iku mosha, iku e takati,

U mplakëm s’jemi t,sotshëm.

Fëmijët tanë na janë larguar,

ikën emigrantë nëpër botë,

Ngelëm si qyqër të vetmuar,

duke qarë e derdhur lotë.

Kohët sa shumë ndryshuan,

ngelëm duke lozur te rrapi,

Kolla e thatë s’po na pushon,

na iku fuqia,na iku takati.

Duke qeshur u shpërndanë,

Gjithë kush në shtëpi të vet:

-Dikush mendon për rininë,

-Dikush pleqërinë e shkretë.