Hafiz Sherif Langut (Delegati i pavarësisë, të cilit ju mohua kontributi atdhetar për 50 vjet me rradhë) -Nga Sakip Cami 

 Nga Sakip Cami 

 Nga Qafa e Buallit 

Varg të nandë malet 

Sanxhaku i Dibrës 

Drini që nuk ndalet 

 Dibra të lindi, Dibra të rriti 

Nip veziri, bir petriti 

Bir dëshmori, bir Perëndie 

Ti, dalzotas i ksaj Shqiptarie 

 Osman Langu, Jusuf Skikuli 

As edhe vdekja dot nuk i shkuli 

Luftë banë deri në Manastir 

Dy imamë, dy xhevahirë.

 Shpirti s’i del babë Osmanit 

Për Mirvetin dhe Nebikën 

Për Edipin dhe Gafurin 

Që t’mos njohin të keqen dhe frikën 

 Për Sherifin dhe Shabanin 

Sot ma shumë thërret vatani 

Për Dautin dhe Rifatin 

 Që të mos shuhet nderi e nami

 Dajë Selimi President 

E nis nipin në Stamboll 

Të shkollohet porsi mbret 

Në më të mirin Universitet 

 Babë Osmani, lënë porosi 

Të shkollohet për teologji 

Sepse feja dhe atdheu 

Për shqiptarin’ janë nji 

 Pas studimeve në Stamboll 

Për drejtësi e teologji 

Sherif Langu kthehet në Dibër 

Si imam dhe si kadi 

 Si imam dhe si kadi 

 Ai shquhej për drejtësi 

Para se të jesh fetar 

 Mbi të gjitha je njeri. “

Bashkimi”, klub atdhetar 

 Atë e zgjodhi kryetar 

Me abetare shpi më shpi 

Pleq, gra edhe fëmijë 

 Gjuha shqipe në Kongres 

U vendos gjuhë e parë 

Përfaqësuesi n’Manastir 

Nga”Bashkimi” , vendimtar 

 Luftoi me pushkë 

Ndriçoi me dije 

Deri kur erdhi pavarësia 

Në çdo skaj shqiptarie 

 Për në Vlorë, në kuvend 

Dibra e zgjodhi delegat 

Që nga Dibra deri në Vlorë 

Udhëtoi ditë e natë 

 Në nëntor më tridhjetë 

Bashkë me Isa Boletinë 

Ismail Beu ata i priti 

 Siç pret vëllai, vëllain e tij 

 Ish i ditur, ulema’ 

Kryetar i Ulemasë 

Shqiptarinë mbi të gjitha 

Avokat i fukarasë 

 Komuniteti mysliman 

Atë e zgjodhi kryetar 

Delegatit të pavarësisë 

I ndrit fjala porsi ar. 

 E dënoi fashizmin e zi 

I ndihmoi çlirimtarët 

Por kur dolën në liri 

E dënuan mëkatarët 

 Dhe kaluan pesëdhjetë vjet 

Që të ngrihesh në piedestal 

Rrezato o Nderi i Kombit 

Lartëso porsi mal.