Dy vjet pa ty nëna ime !

Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të nënës time : 11.12.2023. !
Dy vjet pa Ty nëna ime, pa zërin që ridhte me psherëtimat e tua,
Pa lutjet kur fërkoje sytë në errësirën e përjetëshme ,
Pa shamin e bardhë që shkëlqente në rezet e diellit,
Pa frymëmarrjen e thellë, që gugiste shpirtit plot derte !
Aty ësht ende karrikja jote, mbështetur te parmaku,
Sikur pret të vij e zonja e të ulet ngadal mbi të..
Si për çudi, mbi vazo është ende i patharë zambaku..
Që e vadisje ç’do ditë, duke e përkëdhelur heshtur, pa zë !
Aty është dhimbja duke belbëzuar lutjet
e tua, për ne !
Mbetur si mantel ëndrrash, që kurrë su deshifruan,
Ndoshta ndonjë lot i patharë rri mbështjell në të..
Si suvenir i shënjtë, për të njomur syt e tu, të shuar !
Dy vite të ftohtë pa Ty ! Pa ngrohtësin e nënës !
Pa trokitjen e shkopit ‘vetullave’ të sinorit shtëpiak ,
Pa psherëtimat e shpirtit të thellë, pa gugatjet e zemrës,
Pa kollën e thatë netëve, pa shkëlqimin e syve të that !
Do të shkruaj për Ty nëna ime gjithmonë me mall,
Si e gjithë njerëzia që shkruan shpirtit, vargje për nënat,
Do ti s’kalis gërmat e emrit tëndë si heroglife ..
E ti dërgoj si lutje për Ty, në të gjitha hënat !
Rodhën ditët e këtij viti si pika shiu mbi syrin tim..
Duke mar me vete pështjellime e brenga për Ty,
E nesërmja ndoshta do të vijë e do të ikë si beduin ..
Duke kërkuar shpirtra parajse, që shohin edhe pa sy !
Prehu e qetë në lëndinën tënde o nëna ime e mirë,
Se të gjitha nënat lën pas gjurmët e jetës plot halle,
Ne do të ecim si udhëtarë përmes kësaj bote të pështirë,
Herë duke lotuar për ju, e herë si djaj që ”qajnë” në valle !..
Nëpër ëndrra do të shihemi nëna
ime,
Nëpër to do të nxjerim mallin
përqafuar,
Ti në botën tënde do ndrisësh mjergullimesh..
Unë në botën time do vrapoj i përmalluar !
Nuk do të harroj në mes hallesh mbështjell..
Derisa sa syri im të endet hapsirave
në shi e në diell !..
Tomi Buzi.