Ikën e vjen heshtja…

Ikën e vjen heshtja si një hije e lehtë,
ma prek shpirtin lodhur nën dritën e zbehtë.
Herë ma merr mallin, herë ma sjell pranë,
si erë që shkund degët me kujtime pa anë.
Troket në mendime me hap të praruar,
si nata që ul yjet mbi zemrën e gjymtuar.
Ikën e vjen prapë, si valë në bregdet,
lë gjurmë në shpirt kur ëmbël më flet…