Cikël poezish nga Eduard M. Dilo

EDUARD M. DILO

Vëllezërit Frashëri

Ishin ajka kombëtare
Pishtarë dije, patriotë
Idealistë, mendimtarë
Lum se ç’bij lindi kjo tokë

Punuan për Kombin tonë
Që ai të përparonte
Si ata askush s’punoi
Zërin gjithkush ua dëgjonte

Aktivistë të pa lodhur
Gjuhën tonë pasuruan
Naimi poet Kombëtar
Në pedestal ke qëndruar

Zgjuan ndërgjegjen kombëtare
Fjalë e tyre ngrinte peshë
Në luftë shkuan luftëtarët
Flamurtarë në rrebesh

Nëpër breza do kujtohen
Këta pishtarë Kombëtarë
Të pa vdekshëm në çdo kohë
Nder, lavdi mbarë na dhanë

Ata s’kursyen asgjë
Pasuri, jetën e tyre
Veç per Komb ata luftuan
Ndaj ngelën përherë yje


ASGJË  S’NDRYSHOI

Njerzit tanë nuk i shpëtuan dot territ,
Por në karakter nuk ndryshuan
U syrgjynosën në diktaturën e enverit
Por me dinjitet çdo gjë përballuan

Jeta u kaloi në burgje, internime
Të merrnin frymë i ndaluan,
U prenë bukën, pa ujë i lanë,
Në galeritë e Spaçit i torturuan

U tha erdhi ndryshimi ,
U tha ndryshoi sistemi,
Veç emerit asgje s’ndryshoi
Janë po ata, ne siç kemi qenë, jemi…


PRINDERVE


Më merr malli për Ata…
Me atë mall bie të flë,
Bëj të fle, gjumi s’më zë
Mall i pa tretur gjithnjë

Oh sa vite kanë kaluar
Zemra, shpirti janë çpuar,
Kudo shumë të munguar
Prinder, o Prinder larguar.

O sa vite kanë kaluar,
Zemra, shpirti më janë tharë
Mall një mall i patreguar
Shuhet veç kur tu vi pranë.


Popujt kërkojnë veç Liri

Popujt kërkojne veç liri
Të jetojnë, pa luftë, padrejtesi
Duan veç Demokraci
Ku të respektohet qënia Njeri!

Pushtuesit janë shkatërrimtarë
Vrasin e presin, janë barbarë
Gjakosin, lumenj gjaku krjojnë
S’duan të dinë çfarë gjëmë shkaktojnë


MBETESH NJERI

Dhe ndërsa jeta të godet me padrejtësi,
ti, çuditërisht, mbetesh Njeri —
i brishtë, por i pandryshuar në brendi
Ashtu u gatove, ashtu mbete ti

Jeta të dha telashe dhe ndodhi
Me fat gjithcka, nuk haesh me të
Nuk e meritoni këtë që kaluat
Por Zoti e ka shkruar për të vuar

Ndjej dhimbje zemëre për çka kaloj
Asgjë s’kam në dorë të ndryshoj
Veç po i përshtatem fatit që me ra
Shëndet uroj-se gjë mbi të nuk ka!


JETA NUK ESHTE KOLLAJ

Jeta nuk eshte kollaj
Në të ndeshesh me shumë djaj
Që të prishin, nxijnë ditën
Kur i sheh që pranë harritën

Të shikojnë, të buzëqeshin
Sa largohesh të sulmojnë
Mohojnë fjalët që të thanë
Si zagarët të kafshojnë

Të qënit pa karakter
Të bën të jetosh pa nder
Bëhesh krejt njeri pa vlerë
Humbet besim tek të tjerë

Jeta e gjatë në dukje
Por është veç se tri minuta
Sa hap edhe mbyll sytë :
Erdha, pashë edhe ika…