Zyba Hysa

KUR LARGOHEMI…
Shpirti im vjen me Ty,
Ashtu heshturazi flisni të dy,
Pa fjalë…
E për ty bëhet mallë!
Kur largohem unë,
Yti shpirt më rri në gji,
Kujdeset për portat e timit shpirt,
S’ka ndodhur t’i kyçë ndonjëherë,
Por as vjen të trokasë njeri,
As vjen të hyjë dikush pa trokitur,
Ashtu siç hyre Ti…
Veç mbush të paplotat,
Në boshësinë hapësinore të kohës,
Të asaj kohë pa kohë të mirë,
Për njerëzit e dlirë!
Eh, kur kthehesh Ti!
Shpirti më mbush me shpirt
E shndërrohem dritë!
Ndaj e besoj kur më thua:
“Kur s’të kam pranë,
As veten s’e njoh,
O grua”!
/ZYBA HYSA/
10 DHJETOR