
ARBEN ALLIU
Secili prej nesh, brenda vetes ka mbedhur kohën, jetën, ëndërrat, përvojën, moshën, familjen, kujtimet, dashuritë, urrejtjet, dështimet, xhelozitë, ndarjet, ikjet, grindjet, pasiguritë, frikërat, shpresat, dilemat, ankthet, humbjet, sukseset duke i derdhur këto nëpër vargje, që dredhen si përrenjtë në lumë dhe lumi në detin e madh të fjalës, që rrëfen por dhe përshkruan, për ikjet dhe kthimet e vjetra dhe të reja.
Përmes kësaj ecjejakjeje, endet dhe “pena” e Arben Alliut. Bota e tij është një botë plot zhgënjime por dhe mirësi, plot ngjyra por dhe bardhezi, plot shkëlqime dielli por dhe malet gri, plot dritë por errësirë, është një botë e pluhurosur, përmes vargjeve: e mbushur më thashethemnaja/e egër dhe e gjakosur,/nuk din nga të vjen belaja,/ ndonëse ditë sosur./Eh kjo botë!/kjo botë hileqare,/të hyn dhe në strofkë/e se bën gale fare, nga poezia “Bota e pluhurosur”. Nuk ka sesi poezia e Alliut mos të lidhet me tokën. Me tokën dhe qiellin. Me malin dhe detin. Por, poezia e tij buron nga nëntoka e vendlindje si tij Bulqizës, ashtu si “ari i zi”, kromi. Thënia e Xhon Kits se; poezia e tokës nuk vdes kurrë, merr tjetër konotacion në librin me poezi liriko-epike “Frymoj për ty vendlindje”, një kujtim sa epik aq dhe lirik, sa real aq dhe surreal, sa rrënqethës aq dhe dhembës. Poezia është zbulim. Edhe të emocionon. Poezia, është shqisë, filozofi, mendje, qëllim dhe forcë poetike. Sepse, poeti gëzon privilegjin e pakrahasueshëm të jetë vetvetja dhe të tjerët, si të dojë, ka shkruar Sharl Bodler. Poezia: baramina e fundit/Tunelin e shpoi,/Bulqizës time/Dritë i lëshoi./Aroma e Tunelit/Së shpejti mbërrin,/Tirana dhe Bulqiza/Bëhen komshinj, një poezi e me vargje të thjeshta që dalin nga shpirti. Indentifikimi i përditësisë siç është tuneli i Murrizit, vjen përmes vargjesh të stilit klasik [ab/ab]. Rrëfimi është nga përditësia. Jeta. Rrethanat. Koha. Vetëdija kombëtare. Vendlindja. Atdheu. Kombësia. Qenia dhe ndërgjegjja. Ekzistenca dhe shpirti. Ndërtimi i poezisë endet:
– mes vendlindjes dhe dashurisë,
– përkujtesës dhe historisë,
– mallit/harresë dhe bujarisë,
– shpresë dhe pritjes,
– varfërisë dhe pasurisë,
– trishtimit dhe ankthit,
– fëmijërisë dhe mjerimit,
– natyrës dhe përshkrimit,
– absurdit dhe marrëzisë,
– njeriut dhe modernitetit,
– Qenies dhe Eksistencës.
Poezitë janë kryesisht liriko-epike, ku dominon malli për vendlindjen, familja, dashuria, vesi dhe marrëzia jonë kolektive, natyra etj.
1. Dashuria për vendlindjen, përmes poezive: “Lugina e Bulqizës”, “Të kam
borxh”, “Përse nuk Gumëzhon”, “Sot në vendlindje”, “ Sa shumë mall”, “Drejt vendlindjes”, “Me digjet zemra”, “Të shoh nga larg”, “Bujaria e Bulqizës”, “Bulqiza në shekuj”, “Era e malit tim”, “Kujtime në vendin tim”, “Kafja e darkes në vendlindje”, “E dashura ime Bulqizë”, “Bulqizak jam den babaden”, “ Nuk ta kthej shpinën”, “Bukuritë e vendit tim”, “Ura e vashës”, “Përse me duket”, “Karakteri Bulqizak”, “Vasha e Bulqizës”, “Cuca Bulqizake”, “E di që je mërzitur ”, “Më falni dashuri”, “Pritja Bulqizake”, “Këngë për vendlindjen time”, “Vello nusërie”, “Për ty”, “Shpesh pyes veten”, “Zemrat bulqiza”, etj., përmes vargjeve: sa shumë mall !/Për ty Bulqiza ime,/Ku u linda e u rrita/E dashura nëna ime,/ për Bulqizën dhe vendlindjen, ku Bulqiza zë pjesën më të madhe të vëllimit poetik, vetëm identifikimi i autorit me emrin e vendlindjes, që mban dhe titullin e librit, tregon njësimin trup/shpirt (trupi fizik i poetit dhe shpirtin e mbetur “peng” në vendlindjen e tij), që shkruan përmes “rrudhave” të moshës, me pafajësinë e një djaloshi të ri bulqizak, që ka braktisur vendlidjen. Zbarzja dhembka. Zbrazja është trishim. Harresë. Vuajtje. Identitet i mohuar.
2. Kujtimet/fëmijëria, kthimi në të kalurën, përmes poezive: “Hundet e kalit”,
“Sahani i aluminit”, “Mulliri i fshatit tim”, “Një ditë në eskursion”, “Mani çunakut”, “Ti je djepi im”, “Të kam prekur”, vjen përmes vargjeve: sa shumë me emocionoi/Mulliri i fshatit tim,/Rastësia me dërgoi/Ku unë kisha kujtim./Mulliri i fshatit tim, por përsëri kthehet po në vendlindje, ata ku toka e tij bulon gjethërime të reja prej lisit. Ai kujton, livadhet me kuaj, krojet me ujë të ftohtë, lisat me dëborë, pemët me fresk vere, mullirin e fshatit me grurin e ri dhe magjen me aromë buke të ngrohtë prej nëne.
3. Familja/fëmijët/nëna dhe nipërit, me poezitë: “Për ty shpirti im!”, “ Puthjet
e mëngjesit”, “Si dy zogj”, “Krenaria ime”, “E shtrenjta në përjetësi”, “Tek foleja”, “Drejt zogjve”, “Për ty baba”, ku herë bëhet nostalgjik, herë lirik. Vargjet: në qiellin e shtatë/Si prind ti na ngrite,/kudo në Europë/ti flamurin shqiptarë valëvite/Ti Mikel sot ke ditëlindjen,/nga zemra të urojmë/Zoti qoft me ty/Kudo që ti shkon, është mbledhur dhe malli, dhe dashuria e babait, por dhe mungesa e fëmijëve dhe të rinjve që largohen në emigracion, pasi nuk e gjejnë veten në atdhe. Herë, djalë, herë baba dhe herë gjysh, përmes krahasimeve të fëmijëve me zogjtë, apo tek foleja. Krahasimi i familjes me folenë, ashtu si zogjtë dhe familja është një fole e ngrohtë plot cicërima dashurie fëmijësh të shëndetshëm dhe të lumtur.
4. Përshkrimi natyrës, përmes poezive: “Majat e zbardhura”, “Një fundjavë”,
“Vargmalet Rënkojn”, “Flladi i darkës”, “ Murrizi i kalit”, “Gjethet rënkojn”, “Na presin”, vargjet: të zbardhura keni gdhirë sot/Ju majat e maleve te mia,/Mbuluar bukur me keta flokë/Gjigand nga lartësia./Sot dëbora majat jua zbardhi,/Ju bëri me kurorë nusërie,/Nuk ju tremb kurrë tufani,/Kapelja e bardhe ju paska hije, nga poezia “Majat e zbardhura”, gjetja metaforiale përtej strofimit të saj ab/ab, ku dhe vargjet që përshkruajnë borën e parë, kanë një ndiesi më të madhe. Aktshkimi duket që e “ngarkon” vargun me një stilistikë metaforiale më të veçantë. Elmentet dhe trajtimi i temave të ndryshme, brakstisja e njeriut/ligësia, e keqja, marrëzia, e post/modernitetit ka shuar çdo “zë” mirësie dhe dashurie mirënjohje ndaj njeriut. Poeti, përmes vargjeve vuan për atdheun e tij dhe me fjalë zemre “e përqafon”, duke e ngrohur trupin e ftohtë të braktisjes dhe zbrazjes. Poezia: “Fund Gushti”, trajton temën e emigracionit, kur vijnë djemtë në gusht, nënat dhe familjet kanë festë.
5. Qenësia e atdheut dhe atdhetarizmi, përmes poezive: “Flamuri ynë”, “Një
trup njê shpiŕt”, “A e dini ju”, “Simboli i shpirtit” etj., janë indentifikimi i vetë poetit me atdheun. Kudo që shkon ndjen mall për vendlindjen tij. Për kujtimet, ëndërrat, dasmat, këngët, vajzat, dashurinë, rininë, dhe padyshim Bulqiza e tij epike. Nuk mungojnë dhe poezitë për dashurinë: “Për ty lozonjare”, “E dashur miqësia ime”. Dashuria për detin, me poezitë: “Unë dhe Deti”, “Një fundjavë”, “Në breg të detit”, Unë, zogjtë dhe deti”, “Mirse të gjejë Adriatik”, “Unë dhe ti” , “Mirëmëngjes Adriatik,”lidh vertiklisht malin + detin = Nësia e At(dhè)ut, në formën e trinisë poetik. Ati/ (Poezia) + Birit/(Alliu) = Shpirtin e Shenjtë/ (Vendlindja/Bulqiza). Por, përmes simbolikës ka shënjuar dhe simbolin e fluturës/dallëndyshes/gjinkalllës/shqiponjës etj., përmes vargjeve: drejt vendlindjes/Sot kam udhtuar,/Si per çudi/Një flutur me është bashkuar,/ dhe një mbrëmje me plot ngrohtësi;/ sa e këndëshme me je dukur sonte/ ti moj mbrëmje?!
6. Shpreshmëria e individualizmit poetik, lavdia fallso, absurdi i njeriut dhe
boshësia pa ndjenja njerërore, është dhe simbolika e dhumë poezive të poetit bulqizak. Post/moderniteti, e ka thyer njeriun në një makinë me shpejtësi, dhe pa kohë, sepse kohën e çmuar e çon dëm, me gjërat të kota dhe absurde. Përveç gjuhës së thjeshtë, ka dhe disa tema kryesisht për Bulqizën që përsëriten dhe si mesazhe, për varfërinë e asaj krahine fisnike por dhe të harruar nga pushteti, në formë përforcimi dhe kumti poetik. Përsëritje të qëllimshme, duke i mbetur besnik stilit të tij të mëparshëm, liriko-epik por dhe elegjaik, por dhe përshkrues të natyrës.
Së fundmi, vargjet: sa fjalë e rëndë./Po ikin !?/e kthyer ne fenomen,/vallë lind pyetja,/kujt po ja lëmë sot këtë vend?/Këtë vend,/që zoti na e fali,/larë me gjak,/brez pas brezi e djalë pas djali./Fjala iken/me ther ne shpirt,/me bën të mendoj/natë edhe ditë./Shpesh e pyes veten/çpo ndodh me ne,/valle kujt po ja lëmë/ këtë atdhe?, nga poezia “Po ikin”, i vetëkuptuar mesazhi nga ky libër shumëfaqësh.
