Një erë që më deh-Gjeorgjina Kapaj

Athinë

Një erë që më deh

Ca mjergulla si shtëllunga të bardha më vijnë

E lëkunden lehtë si flladi i detit të paanë.

Si anijet e lidhura të shtyra prej erës natë e ditë

marrin mendimet e kudo m’i shërndajnë

Në vetminë e heshtjen pa fjalë qëndroj

Se fjala e pa thënë është si hambar

Sikur mbledh drithërat e dimrit dhe në borë

Këtë bota kaq të madhe më shumë e kam pranë

Edhe unë i kam si ti të tjera mendime.

Se ndjenjat e njerëzimit të njëjtat janë

Dashuria ka një stil emocion, gaz,e dhimbje

Mendimet e dy vetave janë si ura e lartë.

E di që ti më kupton vetëm me një fjalë

Aromën tënde në jakë të këmishës o sa e dua

Në lëkurë të gjitha mendimet e tua janë

Heshtjen e fjalës si kameleon e kam përqafuar.

Më vjen mendimi si një kalë me shalë

Një përqafim njerëzor më jep forcë të pamatë.

Gjeorgjina Kapaj

Athinë 11/ 12/2025