KJO BOTË.
Si mbyllet porta me kyç,
Nga njerëz që janë të afërm e miq,
Mbytet si trishtimi në gotën me verë.
Gëzime e zhgënjime shumë ka jeta,
Si kalendarët kanë brënda dimra e Behare,
Ka lajkatare që botën e ndajnë në thela,
Sikur të mos ishin të gjithë mëkatarë.
Bota lëviz njësoj për të gjithë,
Për engjëj për djaj e për shpresë,
Por shpesh është e vogël për lotin e brishtë,
Dhe për shpirtëra të zhveshur si pemët në vjeshtë.
Ndaj s’jam i penduar për portën e mbyllur,
Do e lë dhe kyçin ndryshk të zërë,
Do vajis me shpresë veç këmbanen e shpirtit,
Që me zërin e saj t’i shurdhoje të tërë.
@anabisholla . Copyright.
Dhjetor 2025.
