
SMË LINTE MERAKU!
Shikoja për natë
ëndrra me ty, ja,
në buzët e tua
dogja dhe të miat.
Nuk më zinte gjumi,
doja që të vija,
s’më linte meraku
të dija, të flija.
Më kish ikur forca,
zhytur në mendime,
sikur nuk punonte
gjysma e zemrës time.
Ç’është dashuria
kurdisur nga Zoti?
Të fluturon mendja,
syrin s’e lë loti!