“Pasha Zotin”
Pasha Zotin n’frigë s’jetohet
Si m’qenë shtazë që riprodhohet
Pasha Zotin s’ka ma zi
Kur ke hajna n’qeveri
Jo bre, nuk ka le njeri
Ma na ba si “monarki”
Pasha Zotin pasha Zotin
Kemi Zotin edhe Kombin
Disa fe në Tokën Amë
Një Atdhe asht për të tanë
Mbaje fenë që trashëgon
Dëshiron a t’a kanë lonë
Dhe Fan Noli t’a ka thonë
Por ama për Kombësi
Kush e ndërron është Hajni
Është mjeranë edhe qyqar
Ka për t’vdekur tradhëtar
Kush s’kupton, kurrë mos kuptoftë
S’asht shqyptar, fara i’u shoftë!
Një Atdhe për Shqyptarinë
Gjuhën, Besën dhe Burrninë!
