Bajram Torba
Jam gati te jap edhe pjesen e vdekjes time,
Per te thene se lavdet fallso ekzistojne,
I gjalle permes formave te vaketa behem therrime,

Qe me celjen e syve, fasadat i pergenjeshtroj.
Mbase, qe te beja shfaqje te turpshme do te qe me e lehte,
Per te bere lajka te rreme, te padenja, rrenacake,
Por s’mundem t’i shmangem jetes time te vertete,
Qe te zhytem ne fytyrat e dyllosura endacake.
S’undem ta jap as jeten e pertejme, qe me dike tjeter te ngjaj,
Perseris refrenin: “E verteta edhe pse e hidhur, e tille le te mbese,”
Do t’ia jap me doren time vdjekjes emrin qe mbaj,
Teksa frymoj, dashurite shterngoj… deri sa te vdes…
B. Torba.