Florentina Skendaj

Pikëlluese
E latë nënën të vetme,
qante e drithërohej
mes netëve…
Ngushëlluat veten me një kujtesë,
si lau duart Pilati,
shenjë mos t’i mbesë…
~
Penduli i sahatit
Gëzim – vrer,
ndriçim – sterrë,
shpresë – stres,
këngë – vaj.
I miri njeri,
si lavjerrës sahati,
nga t’ia mbajë?
~
Të nginjur derra
Të nginjur e të ngecur dosa e derra,
në të vjedhjes llucë.
Dhe, se kundërtisht jemi,
si ai nën këpucë dukeni,
e më tepër largohemi,
e më tepër fshijmë tabanë…
Vështirë,
pështirosje ndaj jush,
të puthiturit nëpër tavane…
Dhe,
sedër pak e teprërt,
për njerëzuq hajvan!
~
E drejta e autores e rezervuar.