Shkallët e jetës…

Duke u ngjitur në shkallët e jetës
mosha një ditë takon pjekurinë
Dritaret e mbyllura hapë shpirti
mendimit të kyçur i jep lirinë..
Me sytë e dritës,shikon jetën
e do të qetë si deti pa zhurmë
Këput hallkat e zinxhirit
largon të padrejtën
dhe vlerat e vetes,i shikon më qartë se kurrë..
Sërish mbjellë lule të bardha në shpirt
vitet, si frutat e ëmbla shijon
i sigurtë se përvoja
do të sfidojë çdo zhgënjim
dhe rrjedha do vazhdojë kthjellët!!
Eli Nebi -Plaku