Pasdite vonë…Agim Pipa

Pasdite vonë,

pas një gjumi dimëror mbi divan

u zgjova i uritur;

mori malli dhe uria për ty

ngjyrë e kuqe buzësh, gjoksi dhe qirinjsh

mbi trupin dhe duart e mia…

aroma krishtlindjesh

në dhomën, ku dashuria

mer forma abstrakte gjymtyrësh,

paralelesh, meridianësh.

atdheu ynë

ka emrin në trupin e një shpendi…