Valë kaltëroshe…
Si nuk u lodhe,
o valë kaltëroshe,
duke ledhatuar brigjet
dhe duke u falur
atyre freski?
Nuk janë këto fjalët
që prisja të më thoshje.
Foli vala dhe iku me shpejtësi,
pastaj ndjeva bregun
të më shikonte i habitur
nga fjalët e mia.
A do të ndiheshe i lodhur,
duke u përkëdhelur nga dashuria?
Autore:
Mimoza Lazaj
