Le ta gjejmë mirësinë-Gashi Radisheva

Gashi Radisheva

Le ta gjejmë mirësinë

O nerëzit e mi të mirë

që aq shumë unë ju due

për rreth sofrës së shpirtit

gjithmonë është vëndi juaj.

Nuk i ndaj me bilbilat,

se ata e dinë çka është kënga

edhe vajin e zemrës më së miri e dinë

e bilbila poetët gjithmonë unë i quaj

dhe në rrethin e miqve krushq në dasma

më të parët i due.

Brënda shpirtit i kam edhe miqt e penelit

që me shpirt ma bëjnë botën

me shtatë ngjyra të ylberit.

Pa ju më ndalen stinët në dimrin e ngrimë

pa ju koha nuk shtyhet

e ndaj ju due me shpirt.

Pa ju s’vjen kurrë mëngjesi

e as terri nuk shkon,

pa ju s’më lindë dielli e pa ju krejt kot të jetohet.

Jeton edhe kafsha e llojit më të egër

që e han sojin e vet

e me ma të vogëlin ushqehet.

Rrethue prej ujqërish

në gji të deleve majë bjeshkësh

jetojnë edhe qingjat

që fort tuten prej njerëzish.

Le ta gjejmë mirësinë

thellë prej honesh ta nxjerrim

por prej kafshësnjeri

aman kujdes bëni o njerëz.