VALIXHE MALLI

Mëngjes dhjetori,
Më shtohet pesha e mendimit.
Mungesë që s’di të heshtë,
A do t’ju shoh me Nënë e babë?
Atje në udhët
Ku jeta më mësoi të shkoj.
Me një valixhe shpirtplot.
Pa diell të plotë,
Nën një hënë pergjysmuar
Qe gjithmonë më pret?
Dhjetori nuk përkëdhel,
Numëron mungesat me dorë të ftohtë.
S’është si muajt e tjerë
Që falin pritje.
Në të njëmbëdhjetat mësova të pres,
Viti i Ri s’pranon boshllëk:
kërkon rrënjë, kërkon kthim,
kërkon të jem aty, patjetër.
S’ka bekim pa fjalën tuaj.
Fjala pa ju është e cunguar,
Gjak që ndalet në rrugët e plakura të trupit.
Hematoma malli.
Rri e menduar sot,
Në heshtje përgatis një valixhe.
Nje valixhe që s’peshon nga rrobat,
Por nga dashurite që s’di ku të rrijë,
E nuk gjen qetesi.
E mbushur me mall,
Endem,
Lot që s’kanë adresë.
Rrobat vijnë nga garderoba e jetës.
Po zgjedh një pallto të vjetër
Ka aromen e shtëpisë.
Atje ku jetuam.
Edhe një triko të thurur nga duar të ngrohta.
Çdo fije e thurur
Është lutje që s’u tha me zë.
Lagur me lot malli.
Çizme llastiku do vesh kete dimër
jo nga frika e shiut,
Por që toka e kujtimeve të mos më lere plagë.
Mbi baltën time do të shkel me mall,
E lagur nga shira të vërtetë lotesh
Qe vetem zemra i kupton.
Kthimi nuk është udhë ,
është brendi shpirtërore.
Valixhja ime,e rëndë,
Mban dashurinë,
Ate qe nuk u mësua kurrë të largohet.
— Migel Flor