
Empati
Unë kurrë nuk mërzitem,
Por e ndiej dhimbjen tuaj,
Dhe, si gjethe, venitem,
Kur dikë e shoh të vuaj. 🍂
E di se jam borxhli ndaj Botës,
Që asgjë s’le të shkojë,
Di ta shoh fundin e gotës,
Kur dikush ka shumë nevojë. 🥀
Dhimbjen dhe gëzimin tuaj
Unë i bëj gjerdan të lehtë,
Kur poezinë e shkruaj
Me një copë laps mbi fletë. ✍️✨