Sikur vjen nga Çamëria-Arjana Fetahu Gaba
Arjana Fetahu Gaba

Sikur vjen nga Çamëria
ky jelek kadife,
mbi këmishë të bardhë
dukesh lule menekshe,
moj e bukura zanë.
Mandilen që ke në kokë,
me ar e ke qëndisur,
lidhur bukur ato flokë,
si nuse stolisur.
Sikur vjen nga Çamëria,
aromë manxurane,
ç’më kujtove perëndeshat,
të bukurat çame.
Isha lutur Perëndisë
për një vajzë kështu si ti,
e hollë, e gjatë si halë,
larë e gjitha me flori.
Kur të pashë që vije shtruar,
porsi dielli m’u dukur,
as dhe Zoti me dy duar
s’bëri dot më bukur.