Brenda qenies-Rubjana Nika 

Në çdo damar të trupit tim

endet një notë,

një shkronjë lëvrin,

që bëhet varg e pentagram,

më pas poemë

kthehet në”himn”.

Në çdo qelizë të qenies sime,

jeton një varg,

jeton një strofë,

një melodi qelizën gjallëron,

dhe më jep jetë,

më forcon.

Në mendjen time ende të re,

çdo çast një varg,

një strofë çdo orë,

lind një mendim i përkorë.

që më tundon,

si zanë,si orë.