Klejda Plangarica

𝐍𝐄 – 𝐓Ë 𝐌𝐈𝐑Ë𝐓
Kur u bëra kaq e ligë vallë
Sa t’mos këqyr një ylber të ngrirë
Që lidh dy retë e tua të përsiatjeve,
Atë të ngasjes dhe të mosardhjes
Dhe mallit që sinor ka frikën?!
Kur u bëre kaq i lig vallë,
Sa më vërtit si fugë mes një loje
Që e tërheq dhe spraps sipas trilleve;
Kur fluturimin ndal e m’i cik rrezet,
Në ndezje – fikesh, në fikje – ndizesh?!
Kur u bëmë kaq të ligj vallë,
Ne – të mirët, që i druhemi dritës?!
©️𝑲𝒍𝒆𝒋𝒅𝒂 𝑷𝒍𝒂𝒏𝒈𝒂𝒓𝒊𝒄𝒂 – 𝑲𝒐𝒓𝒓𝒊𝒌, 2021.