Nga CIKLI: "HALLE PLEQËRIE" * * * Një gruaje, aspak mendjelehtë, Jo pa të drejtë, I lindën për burrin dyshime. Duroi sa duroi, pastaj reagoi, Kaloi në shpërthime: U nxeh... derdhi lot... ju hakërrua; Siç ndodh me çdo grua. Po burri, çfarë i tha? - Po plakemi, gruaja ime, Mos më lerë të bie në gjynah; Duhet pak art Në marrdhëniet intime! Çdo moshë ka nevojë Për joshje, puthje, ledhatime! * * * Ka kohë, që po më vë në provë. Me sa shoh, s'do jetë vonë, Të pres nga TI fundin tonë! E ndjej vendimin tënd ogurzi: "- S'po më kënaq... Të dua të ri!"... Ehh,ç'na gjeti, pleqëri...!!! 16 dhjetor 2025