Teuta Sadiku

Merve Emre do të thoshte Jo.
Shqetësimi i Emy Krosit nuk është thjesht një shpërthim emocional, por një akuzë strukturore ndaj mënyrës se si funksionon fusha kulturore.E ndjejmë ,e kemi kuptuar dhe parë me sytë tanë se
Kultura funksionon si sistem klientelist, jo si hapësirë meritokratike.
Libri është kthyer në instrument qokash dhe nuk ka më vlerë estetike.
Promovimi tashmë është kthyer në ritual i zbrazët social, jo si akt kritik
Autori si figurë dekorative, jo si subjekt i mendimit
Në terma sociologjikë (Bourdieu), autorja, kritikja Emy Krosi po denoncon kapitalin simbolik të uzurpuar nga rrjete pushteti, ku vlera nuk prodhohet, por riciklohet brenda grupit.
Kjo është një kritikë legjitime, por mënyra e artikulimit të Emy Krosit hap disa probleme.
Merve Emre,autore e shumë eseve në revista prestigjioze sidomos në shkrimet e saj mbi
industrinë e krijimtarisë profesionalizimin e shkrimtarit ,mitin e autenticitetit bën të njëjtën kritikë, por me një ndryshim thelbësor .
Merve Emre autorja turke amerikane kritikon mekanizmin, jo vetëm aktorët dhe zbërthen si prodhohet korrupsioni kulturor, jo vetëm e përshkruan atë.
Postimi i Emy Krosit në rrjetet sociale është një pozicion etik i fortë, por mungon distanca analitike që ta bëjë kritikën e saj bindëse dhe përçuese përtej rrethit të të bindurve.
Kjo është pika ku kritika shqiptare shpesh ndalet.
Problemi i kritikës shqiptare është se ajo është një kritikë klani ,me jurira të paafta, me shkrime lavdëruese dhe reçesione qokash.Edhe kur krika egziston ajo nuk mbështetet në metodologji ,thjesht është një krikikë ankesë.Egziston dhe kritika në universitete ,kritika akademike por kjo kritikë nuk komunikon as me studentët as me profesorët as me akademikët.Ajo është një krikik e mbyllur me një qark të shkurtër, vetë shkruhet por nuk lexohet.
Deklarata e kritikes Emy Krosi
“Unë jam e lirë dhe dinjitetin tim nuk e shes për asnjë çmim.”
është etikisht e admirueshme.
Por akademikisht shtroj këtë pyetje (jo si kundërshtim, por si reflektim):
A mjafton refuzimi personal për të ndryshuar mekanizmin ?
.Merve Emre do të thoshte, jo.
Ajo zgjedh ta eksplorojë dhe ekspozojë mekanizmin nga brenda, me gjuhë të ftohtë, precize, të citueshme.
Nëse të gjithë kritikët e ndershëm, tërhiqen, heshtin,bojkotojnë, atëherë hapësira publike i mbetet vetëm klanit.
Në vend të deklaratës
“Nuk shkoj më në asnjë promovim”
do të ishte më tronditëse të kthejmë revoltën morale në aparat kritik.
Kjo gjendje nuk është vetëm në letrat shqipe,por kudo,por me ndryshim se kritika ka instrumente,ndërsa në Shqipëri ka kryesisht ndërgjegje.Dhe ndërgjegjja, pa metodë, lodhet shpejt
Shkrimi i Emy Krosi ka integritet, ,ka kurajë, ka pozicion të qartë etik, por ajo që ti Emmy di të mbësh më mirë është kritika e nivelit akademik duke zbërthyer mekanizma sistemesh duke i bërë qesharake dhe shvlerësuar ato.Është detyra jonë të zbërthejmë gjuhën e promovimeve, reçensioneve,prezantimeve për të treguar fjalorin lavdërues, duke folur jo nga jashtë por nga brenda ,duke përfshirë dhe veten tonë.
Ne Kritikët duhet të refuzojnë meritokracinë e rremë,të mbrojmë dinjitetin e autorit, të kritikojmë ritualet boshe kulturore.Çmontimi i mekanizmave nga brenda përmes kritikave bazuar në metodologji është mënyra më rezultative.
Ti ,unë, ne mundemi.