
Po si mund të mos jetë e madhe,POEZIA SHQIPE?
Libri me poezi,i POETES ARJANA FETAHU GABA
( ese)
Nga Përparim HysiSiç e shihni , titullin e kësaj eseje e kam vënë me një pyetje retorike. Siç do pyetje retorike,pothuajëse, lë vend për një përgjigje. Përgjigjen e ka dhënë me kohë,përkthyesja Polake,DOROTEA HORODYSKA. Kjo përkthyese e ka çuar dy herë në finalet EVROPIANE,LETËRSINË SHQIPE. Vështroni se çfarë ka thënë:” Ndërmjet letërsive të gjuhëve të vogla,POEZIA SHQIPTARE është e madhe. Nëse ca tituj i shkruaj enkas me gërmë të madhe,se dua të tërheqë vëmendjen e lexuesëve. Vini re:-POEZIA SHQIPE! Pra,besoj se e dhashë përgjgjen e kësaj pyetjeje kaq të qëllimshme. Nëse kam zgjedhur këtë libër me poezi të ARJANA FETHU GABA, e kam bërë enkas,se POETJA është një peshqesh i bukur në mbarë POEZINË MBARËKOMBËTARE SHQIPE. Këtë “peshqesh” e “kam vjedhur” nga POETI AMERIKAN JON UPDIKE që ka thënë:”Poezia është peshqesh nga ZOTI që vjen si një”kartapostare” që duhet shpërndarë” E,pra,kështu është kjo”peshqeshe” që na darovit me një libër me 208 poezi.Gjithmonë u referohem fakteve dhe nuk shkruaj me apriori. E rreshtoj,pa frikë fare, në sërën e POETËVE dhe POETËVE që e kanë bërë të madhe POEZINË SHQIPE.
*
Nobelisti GREK,ODISEA ELITIS,thotë:” Të shkruash lirika sipas modelit të SAFOS apo të PINDARIT,është sfidë e madhe”. E gjeta sfiduesen:quhet ARJANA FETAHU GABA që shkruan lirika dashurie (si SAFO) dhe patriotke si PINDARI. Asnjëherë në analogjitë që bëj,mos Ju shkoj mendje që të vë shkallën e barazisë së poetes sonë,me ata që permenda.
Lirikat e ARJANA FETAHO GABA janë si relaks për shpirtin. Shkruar me një stil të tjeshtë,herë me rimë të kryqëzuar dhe,ndonjëherë,me rimë të puthur ato të futin në një botë,sikur hallet e dertet,kanë marrë fund.Por jo vetëm kaq. Nuk është se shkruan vetëm lirika dashurie,por dhe lirika patriotike ,ku dashuria për ATDHENË,gati është”klonuar” me një sërë poezish. Ajo që e rrit dimensionin POETIK të kësaj POETEJE është një fakt shumë domethënës: ajo është NËNË dhe ka zemrën e një fëmije dhe tani që po shkon 50-vjeç. Ajo nuk kish lindur,kur u hodh bomba atomike mbi HIROSHIMA E NAGASAKI,por ajo e bën zërin kambanë që kurrë mos pësëriten këto akte mizore që vrasin të pafajshëm. Në këtë vëllim, ajo ka përfshirë 208 poezi dhe,para se të ndalem në poezi të veçanta të saj, mund të them thelbësoren: asgjë njerëzore nuk është lënë pa u trajtuar në poezitë e saj. Nëse dikush,bën pyetjen:-Si është e mundur? Gjithmonë e mbroj veten time,për ato që parashtroj,me referenca, nga NJERËZ të PENËS e të MENDJES që gjithmonë na janë prezent.
*
Bota shpirtërore e krijuesëve,por sidomos e POETËVE, është e çuditshme. Tek i lexon,o të shkon buza vesh më vesh,o duhet t’i ngulësh në kokë,për t’i patur si busull orientuese në lëmin e krijimtarisë. Lexon POETIN FRANCEZ,ZHAK PREVER(1903-1977) që i shkruan të dashurës:”KIam shkuar në treg të shpezëve dhe kam blerë zogj për ty”. LUIS ARAGON:”Fjalët më morën prej dore”. Italiani Ungareti:”Ditën që nuk do ketë POETË,nuk do ketë botë” Poeti PERSI BISHi SHEELLI:”Poetët kanë një fill të lidhur me ZOTIN”. Mund të vazhdoja dhe me referenca të tjera,po kur gjykoj për POEZITë e ARJANA FETAHU GABA,s’kam si mos them:-Ku e gjeti shkollën që shkruan kaq poezi cilësore? Nobelisti Amerikan,BOB DYLAN,thotë:”Frymëzimi nuk vjen kur do,por vjen,befas,dhe ti duhet ta kapësh atë”. Kështu ka ndodhur dhe me ARJANËN. Siç kam vënë re,me atë ka ndodhur një fenomen ,pak racional: sa vjen e rritet në moshë,bashkë me të rriet cilësisht poezia e saj,Aty për aty,tek i dhashë fund leximit (ngaqë jam si pakëz poet vet.thashë” ca prej ujit/ca prej dritës/ti po”rittesh ditë pas ditës”,Bashkë me ty rritë poezinë). *
Kur i shoh poezitë lirike të saj,sidomos ato të dashurisë,më shkon mendja,tek Nobelistja Ernauks që thotë:”Dashuria dhe të shkruarit janë dy gjërat që mund të duroj.Çfarë mbetet,është errësirë.
Tani,pak nga pak,do ndalem në disa prej poezive të saj.
I dashuri Gjysmë
I dashur,gjysma ime më e mirë
Çerek shekulli mbushëm sot me kalendar
Dy të panjohur,në të njtin stacion
Dy bashkëudhëtarë
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
Unë gjithçka e kam ndarë me ty
Jetën,zemrën,shpirtin jo më pak
Jemi nga ato dashuri që s’digjen
Kurrë nëpër flakë Mos harro!
Erë trendeline më hidh trupit
Dy yje më zbrit për këta sy
Buzët i kam të paprekura
Të presin ty.
Moj MOLLË e PANGRËNË
Kur më ngjitesh,vajzë
Në kalldrëme zalli
Gusha trëndelinë
Oh,ç’më ndezi mallin
Kam filluar të të ngjaj
Me gjithë fuqitë që ka një puthje
Në qiell më ngre magjia e saj
Më tej ,harrohemi e shkojmë më tutje
Ty kam filluar të të ngjaj.
*
Poetja është e mërguar nga vendi dhe ka afër 30-vjet që rron në AMERIKË. Malli për ATDHENË e ha,pak nga pak,ashtu siç ha mola trarin. Temat me dashurinë për ATDHENË janë si të qara me lotë. Diku lexoj që valixhen e mban hapur,gati për t’u kthyer. Edhe aktorja dhe këngëtare gjermano-amerikane. MARELEN DITRIH,i shkruante dkiur të dashurit të saj:”… kapaku i valixhes sime rri hapir,i gatshëm për t’u kthyer në BERLIN. Sa poezi ka shkruar POETJA me temë e dahurisë për ATDHE. E veçanta e saj në poezi të tilla është pak sinjifikative: harta e gjeografisë së këtij malli, e kapërcen”hartën aktuale”,se malli i saj,ngaqë gjaku nuk bëhet ujë,fillon nga ÇAMËRIA ku ka rrënjët e të parëve (duhet përshëndetur me vargjet NAIMIT:”Eni vjen prej ÇAMËRIE” Dhe unë shtoj:”Eni vjen prej Çamërie,pa këndon me atë”gluhë PERËNDIE”.
ZONJË E TOKAVE TË MIA

Unë që jam këtu,erdha pa ftuar
Në tokat që gjyshërit lanë me gjak
Në trarët e djegur,varur legjendë
Rri brengë e një poopulli,i dëbuar pa shak.
Por nuk mbaron kështu kjo poezi kaq patriotike:
Erdha të shoh ÇAMËRIA ime
Unë,tumankuqja, nga SHQIPËRIA
Nuk jam e vetme,por janë mijra
JAM ZONJË e tokave të mia.
Në poezinë”Më fol,shtëpiza ime”dertet e mallit janë aq të rënda,sa të kthejnë në memece. “Ah,shtëpiza ime,që më thuaj një fjalë/si ti e kam shpirtin dhe nuk flas dot/Ti më kupton:mërgimi qe një hall/ Më bloi ashtin mokrra dhe sa nuk qaj me lot/.
Për Poeten,sado e larguar nga ATDHEU, mendja dhe shpirti janë në SHQIPËRI. Mbushet me urrejtje për shkaktarët(shtetarë apo opozitarë) e vuajtjeve të popullit dhe shkruan enkas poezinë aq kuptimplote:”Ujqërit”
A mbahen ujqërit në vathë?
Në tokë janë,kanë nxjerrë brirë
Nuk mund t’i fshihemi kafshimi
I kemi fare pranë,të lirë
I ngjen salloneve mondane
Kolltuqeve ku i ulëm ne.
Të kollarisur jer në grykë
Të gjithë pa fe;të gjithë pa fre.
I gjen nëpër televizione
Në tempuj mbajnë ligjërime
S’kanë dhimbje për ty e për mua
Na lajnë,na lyejnë me mashtrime…
Ujqërit me turi njeriu
Nuk ngopen veç kanë uri
Një ditë do kenë 7 kokë
Po nuk u zgjuam unë e ti.
Me këtë poezi,POETJA jep mesazhin e madh:”Poetët janë gjithmonë opozitarë dhe nuk lëpijnë jargët e pushtetit. Ka dhe shumë poezi të tjera me vlerë,por jam i privuar shëndetërisht dhe,para se ta mbyll, dua t’i bëj një”kortezi”,bashkëshortiti tëPOETES,Alban GABA( nlë nuk më ka lënë kujtesa,sigurisht) që ka treguar kaq qytetari me të shoqen dhe,pa dyshim, ësht pjesë e sukseit të saj. Dhe ja kush është ARJANA FETAHU GABA:
Ka lindur në Fier më 1977.Ka 30 vjet në USA.E martuar dhe ka tre djem.
Ka marrë këto çimie:
Çmimi Internaciona nga BASHKIA BRINDIZI në ITALI në vitin 1993.Ambasadore e Paqes në vitin 2024.
Anëtare e SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARO_Amerikan. Kijimet e saj kanë gjetur akses në gazetat”NacionaL”,”Telegraf”;BOtasot”;”Obsereverkult”;”ILliria” “Dielli”;Fjala e lire”;”Destinacion” etj
E përfshirë në disa antologji”.Ka botuar 5 libra me poezi.
I uroj krijimtari të mbarë për të pasurar edhe më:POEZINË MBAKOMBËTARE!