Nuse e bukur me kurorë Mirupafshim e mira Vlorë nuse e bukur me kurorë të vij te ti sërish ma ka ënda, ma do xhani,ma do zëmra.😍👋 *************************** Vlorë e famshme,historike, nuk ta dija bukurinë, posa shkela në tokën tënde, ta kuptova krenarinë. Në hapësirën e pafund, ku bashkohen kaltërsitë, dy gjigandë ballë përballë, flasin me vetë perënditë. Sheshi i Flamurit pret-përcjell, me mikpritje e bujari, legjendari mjekërbardhë, Vlorës i fali përjetësi. Çapitur me nge të përpjetës, ku flet urtë mençuria, Baba Kuzum i pavdekshëm, na bekon me fjalët e tija. Që nga lart Vlorë krenare, shtrihesh gjatë e shtrihesh gjerë, ku fillon e ku mbaron, çdo pëllëmbë jotja me vlerë.