Dori Camaj

Kërkoj një vajzë,
që qan kur personazhet
në filmin e saj të parapëlqyer
ndahen...
Kërkoj një vajzë,
që ujit lulet
kur dielli
u bie në kokë
e i lë dorëzua mbi bordura...
Një vajzë kërkoj,
që dërgon ende
letra të shkruara me dorë,
e mbi zarf,
lë buzët e saj si shenjë malli...
Një që syt i lan edhe në burim,
e një zog
s'do e linte kurrsesi
krahthyer mbi gjethe...
Një vajz që fle me librin e saj nën jastëk ,
e i rikthehet më të dashurit
kur zemra i bëhet thërrime...
Kërkoj një vajzë,
që më shumë se dritat që kanë ndezur mbrëmjet,
të çaj syrin e natës
me një buzëqeshje të shkujdesur
mes mbretërisë së heshtjes...
Dhe gjeta një fotografi...
Plot 17 vite ëndrra...