Kujtim N. Mullai

Nga CIKLI: " HALLE PLEQËRIE "
Tre bulëza PLEQËRISHTE
* * *
Kur befas u mahnita
nga bukuria,
Inat të madh i mora
thinjat e mia!
Ndaj para pasqyrës
rri më shumë;
Heq ndonjë thinjë...
Fsheh ndonjë rrudhë!
* * *
Pleqërisë i vura fre,
Orë e çast po e sfidoj;
Lashë nam pas bukurisë!
E nuhata?...S'e lëshoj!
* * *
E çmuar je,rini,
Kur ke urti prej plaku!
Dolli të ngre PLEQËRI,
Sa herë të zjen gjaku!
24 dhjetor 2025