Dritan Mardodaj

"Akademiqtë"
Këta akademikët
Kaptinmatrapikët
Shkruajnë dy tre fjali
Dhe u bie të fikët.
Gjithë ditën në kafe
Duke bërë sehir
E madje na thonë
Ne jemi ilirë.
Që jemi ilirë
Ne e dimë shumë mirë
S'ka nevojë për hajna
Dhe për faqenxirë.
Madje me të lashtë
Ne jemi pellazgë
Në këtë kontinent
Gjithnjë kryelartë.
Por këta "profesorë"
Nuk kanë fare zor
Edhe fare marre
Për çështjen kombëtare.
Marrin tituj,grada
Edhe dekorata
Edhe pse meritojnë
Vetëm një "non grata".
Tridhjetë vjet pa publikime
Vetëm përralla e tregime.
Vetëm përralla e pazare
Bëjnë ta me çështjet amtare.
Këta "drejtora" pa botime
Pa zbulime e studime
Merren me pjesët intime.