
KARTOLINË VËLLAZËRISË!
Përkund nana djalin djep!
Ka qanë thanë nji fjalë ka moti.
“SI TROCI MU BAFTË VOCI”
Lindsh me baft e me kismet.
Ngjafsh në babë e në të parët e vet.
Nana kur më jepte gji.
U rritsh sojë mori bijë.
Rranjë e gjak trimash të rreh n.damarë.
“U e barot gjithmonë i parë.
Dhe për pushkë e për dorëzanë
Shkam kala zemër luanë.
Në tef të shpatës ja vumë vulën.
Për askand se ulim kësulën.
S.sajojmë rreshta për histori.
Troci lavdinë ka fakt të kry.
Vetë kala e vetë drague.
Fillikat me Arapin ka qëndrue.
Troc i parë shqipe e bajrak.
Skuqi Drinin shkumë e gjak.
Në Anadoll kur ka shku fjala.
Shpia Trocit luftë me krajla.
Në djep ku përkundej djali ka moti.
Bir si Troci tu baftë voci.
Mu bafsh trim me emër e za.
Hallall gjinin ta kam ba.
Në kto troje n.lind cucë a djalë.
Thojnë a lindë me iftibarë.
Ku ka rrjedhë thojnë ka pikue.
Trima azganë n'sojni shartue.
Shkroi!
Miranda Troci Derti !
Reç. DIBËR.
Gëzuar 2026.