Marigona Zekaj

Natë
Krejt çka kam nevojë nga njëherë
është nata,yjet që s’pyesin askënd
ndriçonë qetësia që s’të gjykon
dhe heshtja që të qetëson.
Në errësirë nuk fshihem,
aty e gjej veten të sinqertë.
Nata m’i mëson emrat e ndjenjave,
yjet m’i numërojnë plagët,
dhe qetësia më përqafon.
“Je mirë ashtu siç je,
për atë që je ke veten
që të don.”
Ndonjëherë,
kjo mjafton.
@highlight