TRËNDAFILI NËN DËBORË...
Dimri vello shtron gjithkund,
flokë dëbore…pafundësisht,
gonxhja Majin pret pafund,
ulur-ngritur…shtat të brisht…
Peng i dhimjes brymës rënë,
në mërgim çarqesh ngrehur,
njollë trishtimesh tisesh lënë,
mjergullnanja…fjollash dehur…
Hesht në zgrip faqe-vyshkura,
prek sinore…mes bardhësisë,
lum vegimi…ditë-ndryshkura,
hapur-mbyllur…cak marrëzisë…
Dimri vello shtron gjithkund,
petlash mbushur me dëborë,
ditë-shkurtëra...kryet shkund,
tort shtërgatash...vën kurorë....
