Shkëlqim-Florentina Skendaj 

Florentina Skendaj 

Shkëlqim

Shkëlqen e rrezaton bujarisht dielli sot.
Dita e parë e Vitit të Ri!
Nën diell
tretet çdo mikrob
dhe i miri njeri
më shumë do ndriçojë!

~

O botë e madhe, mendjegjerë!
Sa mirë që ndërlidhemi
me mendje të ndritura.
Përndryshe, e ngushtuar,
e vështirë është largësia
prej mendjeve të mykura!

~

Se vërvëlojnë krimbat në llapë,
nën orekse plot gaz;
ne shkulim porta,
e kalbim tavane
dhe pemët anë e mbanë.
Asgjë s’na gjen
po u bëmë bashkë!

Po,
këto kohë kanë trima
dhe lapërdharë;
ju ngelin jargët fytyrës
nga llapa dalë jashtë…!

~

Të nginjur derra,
të nginjur e të ngecur derra,
në maskarallëqe
e në vjedhje lluci.
Dhe, se kundërshtisht jemi,
si ai nën këpucë dukeni,
e më tepër largohemi,
e më tepër lajmë taban.

~

E drejta e autores e rezervuar.