Të dua-Vilma Nika

Vilma Nika

Të dua.
Përtej vetes dhe pritshmërisë
të ditëve
që ushqehen mëndjes.
Të dua
në rrahjen e njëjtë të dëshirave
që zjarr i ndezin zemrës.
Të dua
nën lëkurën ku fshihet heshtja
dhe jeton oksigjeni i fundit i shpresës.
 
Të dua,
ah sa të dua
dhe veten e mallkofsha
me vdekjen e paqtë.
Do mund veç dy buzë
ti prek
mos me puthje,
me frymën e dashurisë
së zjarrtë.