“Ngjyra dashurie”-Kujtim N. Mullai

Nga CIKLI: "NGJYRA DASHURIE"
Si sot e dje
Jam e kam qënë
ky që sheh...


Po,TI,kush je?...
Sa maska,
brenda ditës,
heq e ve?
Çudi!...
Maska,
që më çmendi
pas teje,
Ç'u bë?...
Për mua s'e vë më!
Në kulme afshi, 
zjarr dashurie,
dalldi kënaqësie,
Çfarë s'më thua:
"- O shpirt!
O zemër!
O jeta ime!
Unë vdes për TY,
Kaq shumë të dua!"
Më pas,
gjithë kohën tjetër,
Ndryshon si nata me ditën;
I ngjan qiellit plot re...
Edhe hallin,
që bën mu,
para teje,
S'ma sheh!
7 janar 2026