Punëtorët e mëngjesit-Nexhet Bexheti

Punëtorët e mëngjesi

Në agun e parë,kur dielli ngrihet ngadalë 

Punëtorët nisën shtegun e përditshëm 

Me ëndrra në zemër dhe shpresa të paqta 

Flamurtarë të dritës,mes hijesh të errësuara




Frymëmarrjet e përpjekjes,tinguj të punës 

Komunikojnë me heshtje më shumë se fjalë 

Dora e tyre krijon,ndërton dhe lulëzon 

Në çdo kavë,në çdo vijë, një magji e pashuar




Çdo mëngjes një nisje,një përkushtim i ri 

Në sy shkëlqen vullneti dhe ndjenja e detyrës 

Në zërin e tyre jehon jehona e punës

Heronj të heshtur që rrugën e bëjnë më të lehtë




Me krahë të forta,me zemër të hapur

Në qiellin e mëngjesit mbetet vepra e tyre 

Në çdo hap që bëjnë dhe në çdo fjalë

Në përshëndetje të diellit që i ndriçon