Qëndresë për mbijetesë!Vasilika Babo 

QËNDRESË PËR MBIJETESË!

Dilemë e zhgënjim , monotoni pa fjalë.
Helm i derdhur ne trurin e tharrë e te paralizuar.
Heshtje e meditime edhe pse bota vazhdon e vjen vërdallë.
jeta fillon e merr ngjyrën gri te errësuar.

Re te bardha inatcore ngrirë lart qiellit .
Nuk mund te zbardhen , dridhen e qëndrojne te ngurtësuara .
Debora e bardhe vonon te bjerë në qetësinë mortore ,
mëshiron mëndjet njerëzore tashmë të corientuara .

Dhe yjet e netëve vështrojne plot ankth ,
ketë botë te mbërthyer ne kthetrat e pandemisë .
Mos valle njohin misteret ,që nder kohë mund të cfaqen ,
e nuk shkelqejnë nga frika e shpërthimit të tragjedisë?

Pyes ,në ështe Zoti ,komandues i botës qiellore,
per të mbajtur te pozicinuar tokën në orbitën e dashurisë ,
apo koka hijenash komandojnë e marrin në dorë jetën tokesore,
Për të sunduar me telekomanda robotesh e mikrocipë, trurin e gjithësisë.

Mos botës ja mpiu mendjen opiumi,si ashashi e marihuana,
Dhe ëndrat e droguara nuk rizgjohen prej dritës diellore?
Jo ! Dashurinë njerëzore askush s’mund të shuajë prej shpirtrave tane , te gjallë e te bukur,
as lumturinë e kesaj bote, s’mund ta dhurojne butonet e telekomanduara të roboteve.