
Bota u çmend,
Mëngjeset po thinjen para se të zbardhen
E presin te plakura mesditët qe vetëm hanë,
Njerëzit ecin e mpihen , e zhyten ndër turma
E ndalen ndër ta ,pêrgjumshëm aty zënë e flenë.
Bota u çmend,
Kêshtu sonaumbul nga mengjesi gjer në darkë
Rrugët buçasin frikshëm këmbeshkelës brutalë,
Që mbarsen çdo sekond si farë e hidhrës
Të pafe, që zotat i lusin përtej kufijve të frikes.
Bot u çmend,
Dhe femije po ka më pak,
Pleqtë po rrudhen skutash
Në arkivolë të pronotuar në smart,
Të rinj po grisin rrugët, të mjerët endacakë.
Bota u çmënd,
Ku gratê s’janë më gra
E burrat aq me pak janë burra,
Ka kohë që rrolet kanë ndërruar,
Dashuritë dot si këmbyen
Se u humben udhëve.
Bota u çmend,
Dhe unë po çmëndem bashkë me të,
Tek flas nën zë,
Unë nuk jam e çmëndur,
Bota me çmënd e me thot ti je e marrë
Me çmendurinë e saj kjo bote më ka trëmbur.
Bota u çmend,
Ka zgurdulluar sytë
Se oret i kane ngecur,
Botës budallaqe po rrekem ti ik
Me të jam gjithkund, e njëherësh askund.
Bota u çmend
U çmend pernjimend.